07:30 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Qyteti i New Yorkut ndalon reklamimin e alkoolit!

Qyteti metropolitan, New York ka marrë vendim për ndalimin e reklamimit të alkoolit në pronat e qytetit. Arsyeja kryesore për këtë vendim thuhet se është pirja e tepërt e alkoolit.

Ndalimi i reklamimit vlenë kryesisht në stacione të autobusëve, revista, kiosqe e Wi-Fi publik. Hapësirat që aktualisht lejohen të reklamojnë alkool janë restorantet, stadiumet dhe sallat e koncerteve.

Ndalimi ka hyrë në fuqi automatikisht dhe janë paraparë gjoba të ashpra nëse shkilen rregullat./Indeksonline/