09:18 / E Diele, 02 Prill 2023 / Gj. Sh

Qyteti i Prizrenit nikoqir i dy ndeshjeve të sotme në basketboll

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante në kuadër të javës së 28-të, në Prince Caffe Superliga e Kosovës.

Kjo njëherit do të jetë edhe xhiro e fundit e garave të rregullta në Superligën e Kosovës në Basketboll, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e parë e ditës së sotme zhvillohet në ”Palestra sportive Sezai Surroi” në Prizren, mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, më fillim nga ora 16:30.

Prizrenasit kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 16 humbje, ndërsa kampionët numërojnë 19 fitore e tetë humbje.

Në ”Palestra sportive Sezai Surroi”, do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e ditës së sotm, Ponte Prizreni do të jetë nikoqire e Sigal Prishtinës.

Vendasit do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë, kurse prishtinasit në “Play-off” do të hyjnë nga vendi i parë. Prizreni pas 27 ndeshjeve ka 8 fitore e 19 humbje, kurse Prishtina 21 fitore e gjashtë humbje.

Kjo ndeshje do të nis nga ora 20:00./IndeksOnline/