07:14 / E Mërkurë, 27 Maj 2020

Qyteti kinez planifikon të krijojë një aplikacion të përhershëm të coronavirusit, i cili do të monitorojë gjendjen shëndetësore të njerëzve

Një qytet kinez planifikon të krijojë një aplikacion të përhershëm të coronavirusit , i cili do të jetë në shërbim për 10 milionë banorët e këtij vendi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani disa versione të aplikacionit janë përdorur në të gjithë territorin e Kinës.


Aplikacioni përmban një kod që tregon mbi gjendjen e një individi nga virusi, dhe mund të përdoret për të përcaktuar shkallën me të cilën individi lejohet të qarkullojë përreth.

Ndërkaq autoritetet në qytetin e Hangzhou kanë njoftuar se do të kërkojnë të lansojnë një version më të gjerë për të monitoruar shëndetin e njerëzve.

Lidhur me këtë rast drejtori i komisionit shëndetësor në Hangzhou, Sun Yongrong, tha të premten se ka pasur përparime në administratën e kujdesit shëndetësor përmes aplikacionit për monitorimin e gjendjes shëndetësore.

Përveç tjerash, gjendja e një individi do të kodifikohej me ngjyra e cila do të pasqyrojë të dhëna të tjera mjekësore, përfshirë nivelet e aktivitetit, pirja e duhanit.

Fotografitë e aplikacionit të propozuar do të paraqesin një shirit numerik me ngjyra që tregon shëndetin relativ të përdoruesit, që tregon numrin e cigareve të tymosura në ditë, ose edhe sa orë gjumë ka shpenzuar.

Mos i humb