20:09 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rabiot refuzon për herë të tretë rinovimin e kontratës

PSG është lider i Ligue 1 që ka fituar 8 ndeshjet e para radhazi që ka grumbulluar 24 pikë në tabelën e klasifikimit.

Por francezët nuk po mundohen dot t’i rinovojnë kontratën mesfushorit Adrien Rabiot.

Sipas “Paris United”, 23-vjeçari ka refuzuar për herë të tretë rinovimin e kontratës me kampionë e Francës. /IndeksOnline/