13:08 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Racizmi, problem i madh në futboll

Fyerjet raciste kanë “shpërthyer” këtë fillimsezoni, sidomos në Angli dhe Itali.

AC Milan mposhti Genoan 2-1 dje, me mesfushorin, Franck Kessie që shënoi golin e fitores nga pika e penalltisë duke e përmbysur rezultatin pasi fillimisht ishin në disavantazh 1:0.

Sipas asaj që është raportuar nga  Corriere della Sera , megjithatë ka pasur thirrje raciste të dëgjuara nga tifozët e Genoas përderisa Kessie po e gjuante penalltinë.

Një përsëritje e ngjarjeve që ndodhën në ndeshjen midis Milanit dhe Veronës, tani do të shqyrtohet në ligë për të siguruar që klubi dhe tifozët të ndëshkohen në përputhje me rrethanat./Indeksonline/