17:43 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Radhë të gjata e papastërti në klinika të ndryshme të QKUK-së (Foto)

Shëndetësia në Kosovë vazhdon të jetë njëri prej sektorëve më problematik për t’u menaxhuar.

Reparte të ndryshme të QKUK-së, përpos që po përballen me mungesë të personelit shëndetësor, kanë edhe probleme të tjera të natyrave nga më të ndryshmet.

Si zakonisht këto pasoja po barten të pacientët, të cilët nuk po marrin shërbime cilësore.

Mungesa e caktimit të termineve, në shumë klinika të QKUK-së po shkakton radhë të gjata të pritjes për pacientët.

Një qytetar ka raportuar për një problem të tillë në Klinikën Interne, ku vërehen pacientë të shumtë duke pritur në radhë për të marrë shërbime.

Ndërsa një tjetër qytetar, për “Zyrën e Ankesave”  ka dërguar një foto ku tregon për nivelin e lartë të pluhurit në Klinikën Emergjente në QKUK.