Rafa Leao: Futbolli ka ndryshuar, më pëlqente kur shikoja Ronaldinhon, Robinhon dhe Quaresman…!
Sulmuesi i Milanit, Rafa Leao ishte në një emision “live” në Portugali dhe foli për futbollin e sotshëm.
Ai tha se ky futboll nuk i pëlqen, pasi është mësuar duke shikuar legjendat, si: Robinho, Ronaldinho dhe Quaresma, shkruan Indeskonline
Leao thotë se tani futbolli varet nga statistikat.
"O futebol mudou e agora é só estatísticas, não gosto disto. Cresci a ver Robinho, Ronaldinho, Quaresma, Cristiano… Este tipo de jogadores dava-me alegria com o que faziam em campo, mas agora o mais importante são os golos."
— B24 (@B24PT) November 20, 2025
— Rafael Leãopic.twitter.com/6uXcZXGC69
“Futbolli ka ndryshuar shumë dhe tani gjithçka varet nga statistikat. Nuk më pëlqen kjo. U rrita duke parë Robinhon, Ronaldinhon, Cristianon dhe Quaresman. Këta lloj lojtarësh më sillnin gëzim me atë që bënin në fushë, por tani gjëja më e rëndësishme janë golat”, u shpreh Rafa Leao
Kujtojmë që 26-vjeçari e ka filluar mirë sezonin në Serie A me fanellën e Milanit. Ai ka shënuar katër gola dhe një asist në shtatë ndeshje./Indeksonline/

