21:25 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rafet Prekazi reagon pas humbjes ndaj Shqipërisë

Kosova U21 u mposht nga Shqipëria me rezultat 1-2 në ndeshjen e kualifikimeve për Europianin e të rinjve.

Trajneri i Dardanëve, Rafet Prekazi ka reaguar pas kësaj humbje në Elbasan.

Ai ka thënë se skuadra e tij nuk e ka merituar të dalë e mposhtur nga kjo sfidë.

Nuk e kemi merituar humbjen në këtë ndeshje. Shqipëria nuk ishte më e mirë se ne. Ne i shënaum gol vetës“, ka thënë Prekazi.

Aktualisht Kosova ka një pikë më shumë se Shqipëria derisa ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/