75 Mall Live Search
08:16 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rafinha larg planeve të Valverde, mund të largohet në janar

Rafinha nuk ka qenë pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga Valverde për ndeshjen e luajtur kundër Huesca, e fituar 8-2 nga katalanasit.

Ky është një tregues e asaj që e pret lojtarin brazilian në muajt e ardhshme. Pavarësisht se trajneri i Barçës ka thënë më shumë se një herë për rëndësinë që duhet të ketë ish-interisti në projektin e tij, Rafinha ka shumë mundësi të largohet nga “blaugranat” në merkaton e janarit, me përjashtim të ndonjë ndryshimi në muajt e ardhshëm.

Një mundësi kjo edhe për skuadrat italiane, siç ka qenë janarin e kaluar për zikaltrit. Rafinha ka bërë disa paraqitje të mira me milanezët, duke treguar se është një lojtar shumë cilësor. por mesa duket nuk është kështu për Barcelona-n, të paktën deri tani.