75 Mall Live Search
18:13 / E Martë, 03 Maj 2022 / LB

Ragnick: Pse t’i themi lamtumirë Ronaldos? Me sa di unë, ai qëndron tek United

Në fund të sezonit po i vjen fundi mandatit të menaxherit “të përkohshëm” të Manchester United Ralph Rangnick, i cili do të pasohet nga Eric Ten Haag dhe shumë po spekulojnë se çfarë do të ndodhë me sulmuesin legjendar Cristiano Ronaldo.

Pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Brentford, gazetarët e pyetën Rangnick, i cili së shpejti do të bëhet trajner i Austrisë, se çfarë mendon për largimin e Ronaldos.

“Pse t’i themi lamtumirë Ronaldos? Ai ka një kontratë të vlefshme dhe me sa di unë do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm”, tha ai.

Cristiano Ronaldo (37) u rikthye tek United në fillim të sezonit pas një mungese 12-vjeçare nga Manchester, gjatë së cilës veshi fanellat e Real Madridit dhe Juventus-it dhe “çimentoi” statusin e një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.

Kontrata e tij me United skadon në qershor të vitit 2023 dhe kontrata parashikon mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe për një vit.