10:41 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rahovec: Nuk ia dha veturën për të dalë, djali kërcënon babanë me brisk

Një person nga Rahoveci ka raportuar në polici djalin e tij, i cili e ka kanosur me thikë atë, vetëm pse nuk ia ka dhënë veturën.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se djali i tij i dyshuari mashkull K/Shqiptar, e kishte kanosur me një brisk pasi nuk ia kishte dhënë veturën për të dalë”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Indeksonline/