21:47 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rahoveci mposhtet nga Ibër Rozhaja, e humb ndeshjen në pjesën e dytë

Skuadra e Rahovecit u mposht edhe një herë në “Mizahir Isma” kundër Ibrit.

Rahoveci pjesën e parë e mbylli me 7 pikë epërsi (45-38), derisa në pjesën e dytë u dorëzua. Së pari çerekun e tretë Ibri e mbylli duke shënuar 26 pikë dhe pësuar 12, për të hyrë në 10 minutëshin e fundit me 7 pikë epërsi, kurse më pas epërsinë nuk e lëshoi as në çerekun e fundit dhe e mposhti Rahovecin me rezultat 69-80.

Nemanja Simovic me 22 pikë, 8 asistime e 5 kërcime dhe Marko Ljujic me 17 pikë e 10 kërcime ishin më të mirët te Ibri.

Te Rahoveci u dalluan Aron Nwankwo me 17 pikë e 14 kërcime, Raheem Johson me 16 pikë dhe Joshua McFolley me 11 pikë.

Ibri me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë me 4 tore e 5 humbje, derisa Rahoveci me 3 fitore e 6 humbje gjendet në fund të tabelës në Ligën Ballkanike.

TABELA AKTUALE BIBL

1.Academic Bultex 7-1

2.Peja 5-4

3.Ibri 4-5

4.Vllaznia 3-6

5.Rahoveci 3-6