21:49 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Raikonen shënon fitoren e parë këtë sezon, triumfon në Amerikë

Kimi Raikonen ka fituar Çmimin e Madh të SHBA-ve në Formula 1.

Piloti i Ferrarit shënoi fitoren e parë këtë sezon duke lënë mbrapa Max Verstapen me Red Bull.

Hamilton u rendit i treti në këtë garë para rivalit të tij, Sebastian Vettel.

Valteri Botas u rendit në vendin e pestë në këtë garë. /IndeksOnline/