23:21 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Raiola: Manchesteri ka paguar shumë pak për Pogban

Mino Raiola edhe pse ka bërë shumë transferime me lojtarët e tij në klubet evropiane, po shihet shumë problem për skuadrat ku luajnë klientët e tij.

Manchesteri pagoi më shumë se 100 milionë euro për të transferuar Paul Pogban nga Juventusi, shkruan indeksonline.

Megjithatë, italiani këtë shifër e sheh si të vogël pasi francezi do kushton 200 milionë sipas tij.

“Përderisa të drejtat e televizionit vazhdojnë të rriten, aktorët meritojnë të paguhen më shumë”.

“Unë nuk shtyj çmimet përtej limitit. Përkundrazi, shikoni transferimin e Pogba”.

“Manchester United ka paguar 100 milionë funte, por unë mendoj se ata duhet të kenë paguar 200 milionë funte”.

“Pogba ishte një lojtar i lirë. Ai kishte një klauzolë në kontratën e tij që  ai dhe jo Juventusi do të vendoste se ku do të luante sezonin e ardhshëm”. /IndeksOnline/

Temat: