11:42 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Raiola takohet sot me drejtuesit e AC Milan, Ibrahimoviç ka gati kontratën?

Zlatan Ibrahimoviç mund ta vazhdoj kontratën me AC Milan gjatë kësaj dite.

Sipas gazetës italiane ‘Dello Sport’, Ibra mund të nënshkruaj sot gjatë ditës kontratë një-vjeçare me gjigantin nga Serie A, shkruan IndeksOnline

Në moshë 39-vjeçare, sulmuesi suedez dëshiron të vazhdoj me Rossonerët deri më 30 qershor të vitit 2022.

Autori i 15 golave në 17 ndeshje në Serie A, do të marrë 7 milionë euro neto si pagë vjetore.

Mino Raiola do të pritet në zyrat e AC Milan, ku do të diskutohet çështja e Ibras. Po ashtu në këtë takim do të flitet edhe për të ardhmen e Gianluigi Donnarumma../IndeksOnline/