20:23 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Raketa” e Sturidge e shpëton Liverpoolin

Chelsea dhe Liverpool kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së shtatë të Premierligës.

Blutë kaluan të parët në epërsi me golin e Hazard në minutën e 25-të të ndeshjes.

Liverpooli arriti të barazoj në minutën e fundit të kohës së rregullt me një supergol nga Daniel Sturidge.

Me këtë barazim, Liverpooli humb vendin e parë në renditje me pikë të barabarta (19 pikë) me Manchester Cityn.

Chelsea është e treta në tabelë me 17 pikë, dy më shumë se Tottenham. /IndeksOnline/