13:38 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rakiq: Lista Serbe po kërkon konsultime me presidentin Vuçiq

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq që është edhe kryetari i Listës Serbe ka thënë se janë duke pritur të konsultohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq se si të veprojnë tutje.

Siç raportojnë mediat serbe, Rakiq ka thënë se për shkak të qëndrimeve të shqiptarëve ndaj serbëve në Kosovë, të cilët janë shtypur në marrëveshjen e Brukselit si dhe heshtja e Brukselit ndaj kësaj çështje kanë detyruar Listën Serbe të kërkoj ndihmë nga Vuçiq, transmeton Indeksonline.

“Sulmet e vazhdueshme ndaj serbëve dhe pronat e tyre në Kosovë, përfshirë gra e fëmijë, pasiviteti i institucioneve të Kosovës, mosndëshkimi i kriminelëve, qëndrimi injorant i institucioneve, relativizmi i sulmeve etnike të shqiptarëve mbi serbët si dhe jozbatimi i marrëveshjeve kanë bërë të konsultohemi me presidentin Vuçiq”, ka thënë Rakiq.

Kujtojmë se Lista Serbe tash e një kohë është deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë së Kosovës, ndonëse vazhdon të paguhet nga buxheti i Kosovës. /Indeksonline/