11:01 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Rakiq thërret takim urgjent me përfaqësuesit e veriut

Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq, ka ftuar përfaqësuesit e katër komunave veriore të vendit me popullatë shumicë serbe, që të marrin pjesë në takimin urgjent ku do të diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë në veri.

Në komunikatën që i është dërguar redaksisë së KosovaPress-it, thuhet se takimi do të mbahet nesër (e mërkurë) në ora 12:44 në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq, pas arrestimit të djeshëm të Gjuriqit pati thënë se deputetët e kësaj Liste janë duke shqyrtuar opsionin e daljes nga Qeveria e Kosovës.