10:30 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rama-Basha debat e akuza të rënda për vëllain e kunatin në Kuvend

Debate të forta po zhvillohen në Kuvendin e Shqipërisë ku mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha akuzat kanë përfshirë edhe familjet e tyre.

Gjatë fjalës së Bashës, ai hodhi akuza ndaj Ramës se futja e bizneseve në skemën e TVSH-së ka për qëllim që vëllai i kryeministrit, Olsi Rama të marrë me koncesion mbikëqyrjen e skemës.

Rama iu përgjigj duke i kujtuar se vëllai i tij është një njeri i zakonshëm dhe jo një kunat i famshëm.

“Nuk më ka hyrë asnjëherë në hesap një anëtar i familjes së tij, por në momentin që një kryeministër ndryshon ligjin e TVSH-së, vetëm që t’ia japë vëllait, për të cilin hoqi edhe ministrin e Financave, kjo është çështje e çdo shqiptari”.

Temat: