09:34 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / AR

Rama dorëzon 13 marrëveshjen e firmosura: Shpresoj që Kurti të konfirmojë takimin pas heqjes së merakut

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 13 marrëveshjet janë firmosur nga qeveria shqiptare.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Rama.