08:57 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Rama e nis ditën me foto të veçantë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur duke publikuar disa foto nga procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 90 vjeç në Lezhë.

Krahas fotove, Rama uron një ditë sa më të mbarë dhe të qetë për të gjithë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë fotoalbum nga vaksinimi i të moshuarve në Lezhë, ju uroj një ditë të buzëqeshur”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kanë humbur jetën 20 persona si dhe janë shënuar 847 raste të reja me Covid-19.