75 Mall Live Search
15:46 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / Zgjim Sefa

Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen Forcave të Armatosura.

Këtë e bëri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.Ai fton të gjithë ata që duan të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit.

”Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”, ka shkruar Rama.

Më tutje Rama ka bërë publike dhe adresën se ku mund të aplikojnë.

”Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë”, ka shkruar Rama./Indeksonline/