Rama i gatshëm të jap dorëheqje nëse…
Kryeministri Edi Rama deklaron se është gati të japë dorëheqjen nëse janë 400 milion për impiantet e përpunimit dhe të trajtimit të mbetjeve.
Në replikë ndaj akuzave të Bashës nga foltorja e Kuvendit Rama tha:
“Nëse janë 400 milionë euro, unë jap dorëheqjen për imiantet e përpunimit dhe të trajtimit të mbetjeve unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen?
E them publikisht, ta marrin e ta analizojnë dhe po doli 400 milionë euro shuma e dedikuar për këto vepra shpëtimi të shëndetit të mjedisit të të ardhmes unë jap dorëheqjen. Ti i fut një të buzëqeshur. Më thua nuk flet për Habilajt, por çfar të flas nuk i kam njohur Habilajt, ndërsa ti i ke njohur se kanë qenë roje.