Rama: Ja pse i acaruam marrëdhëniet me Greqinë
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në “Vizion Plus” ka komentuar se marrëveshja me Greqinë për të zgjeruar kufirin me 12 milje.
Kryeministri tha se 12 miljet janë riregjistruar në OKB që nga viti 1900.
“Së pari unë mund ti siguroj të gjithë, se çka po ndodh është hymni më solem i marrëzisë pseudo-patriotike. Një marrëzi bazuar tek fakti që jo vetëm ka injorancë, por edhe një nevojë për tu kapur me një fjalë e cila është korrekte ajo e ministrit grek, ku lepuri fle diku gjetkë, tek reforma në drejtësi. Ministri i jashtëm ka konfirmuar çka është e shkruar në nenin 3 në konventën ndërkombëtare. 12 miljet janë sot, 12 miljet janë riregjistruar nga Shqipëria në OKB në vitin 1990″, shprehet kryeministri.
Ai ka vijur më tej duke thënë:
“Kush e hapi këtë problem? Greqia e hapi këtë problem apo e hapëm ne. Greqia ishte e kënaqur me marrëveshjen e 2009. E hapëm ne, Greqia për 3 vite i iku tavolinës jo për të korrigjuar marrëveshjen por për të mos bërë një marrëveshje të re,”- tha Rama.