12:50 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Rama: Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz

Në një kohë kur paraditen e sotme raportohet një viktimë dhe një vdekje klinike nga pacientët e infektuar me Covid-19, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehet se kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha.