19:17 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rama kërkon që të ndalohen përgjithmonë tifozët që dëmtuan stadiumin, i quan ‘katërkëmbësha’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që të iu ndalohet përgjithmonë hyrja në stadiumin disa tifozëve që kishin dëmtuar stadiumin ‘Air Albania’.

Përmes një postimi, Rama i ka quajtur tifozët, tashmë të arrestuar, katërkëmbësha, transmeton Indeksonline.

Rasti i dëmtimit të stadiumit kishte ndodhur në ndeshje Kuksi-Tirana.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Edi Ramës:

Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT?

Image may contain: people sitting