23:44 / E Martë, 11 Dhjetor 2018

Rama-studentëve: Mos e ndalni protestën, por të fillojmë dialogun

Një ndër problematikat më të mëdha që kryeministri Rama ka renditur për universitetet, ka qenë çështja e komunikimit me bordet e administrimit të tyre, gjë të cilën e ka sqaruar edhe me shembuj konkretë.

Në studion e “Top Show”, Rama u kërkoi studentëve të vijojnë protestën, por paralelisht të punojnë me të, për të ndërhyrë dhe për të zgjidhur me radhë problematikat që shqetësojnë ata në universitetet shqiptare.

“Unë mendoj se anëtarët në bordet e administrimit të universiteteve, duhen shkarkuar të gjithë, por nuk e kam bërë deri tani këtë, sepse do më akuzonin për ndërhyrje në autonominë e tyre. Shyqyr që u ngritët ju, që t’i marrim me radhë problematikat dhe unë ju këshilloj të rrini në protestë e të mos tërhiqeni, por paralelisht të punojmë bashkë për të zgjidhur shqetësimet”, tha kryeministri në dialogun me studentët.