15:28 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rama: Ndaj politikanëve kam bërë 22 padi, por e Ramushit bëri më shumë bujë

Kryeministri Edi Rama, para se të tregonte se ka tërhequr padinë ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për gjoja shpifje ndaj tij në lidhje me atë se Rama po promovonte idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ka bërë edhe 22 padi të tjera për shpifjet që politikanët shqiptarë kanë bërë ndaj tij, transmeton IndeksOnline.

“Është bërë kaq normale shpifja dhe për më tepër jo vetëm tek ne por në të gjithë botën, sa që vërtet e kuptoj që njerëzit edhe mund të habiten c’ne një padi për shpifje, unë kam 22 padi për shpifje.  Kjo padi ka bërë më shumë bujë se është e pazakonshme, një padi e një kryeministri për një kryeministër, por janë 22 të tilla me njerëz politik që unë i kam në proces, por dëshiroj që të kem mundësinë që djalit tim të voglit, të ja lë një tufë fletësh që t’i ketë dhe që ta ndihmojnë të kuptoj se si mund t’i shpjegoj lajmet e pafundme që do të ndesh me siguri kur të hyjë në google dhe të shkruaj Edi Rama, im atë, dhe kur të lexoj për një mostër të të gjitha të zezave të mundshme dhe të pamundshme. Do të bëj edhe padi të tjera, por i shqyrtoj me kujdes”, theksoi Rama.

Ai ka thënë se e gjithë mitologjia e shkaktuar për pazarin e territoreve është e ndytë dhe për të është i bindur se një ditë historia x” do të dëshmojë se si një hapësirë debati u  transformua në arenë ku disa shqiptarë u përpoqën të vrasin disa shqiptarë, jo fizikisht por moralisht”./IndeksOnline/