12:03 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rama në takimin me Hotin flet për heqjen e vizave: Turpi për BE-në, po e mban peng një popull

Mbledhjet mes dy qeverive shqiptare pritet të rikthehen. Muaji shtator është vënë si afat i ri për takimin në Shkodër midis dy ekzekutiveve shqiptare.

Kjo u bë e ditur në konferencën e përbashkët për medie ndërmjet kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologut të tij, Avdullah Hoti.

Rama në këtë konferencë foli edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët, proces që sipas tij po pengohet nga politikat e BE-së.

“Është një turp për BE-në që mban peng një popull, që ende ndalohet të lëvizë lirisht sit ë gjithë të tjerët. Si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësohen para se të marrim liberalizimin e vizave. Arsyeja nuk gjendet në Kosovë, apo në ndonjë paaftësi të Kosovës. Arsyeja është në politikën e brendshme të BE-së”, tha Rama./IndeksOnline/