14:36 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / LB

Rama: Nga 1 gushti rreth 860 mijë turistë e vizituan Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga 1 gushti vendin e kanë vizituar rreth 860 mijë shtetas të huaj.

Sipas tij, kjo është 4.5 për qind më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit 2019.

“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5 për qind më shumë se e njëjta periudhë e 2019, do me thënë para pandemisë”, njofton Rama.