21:21 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rama: Serbia lobon vazhdimisht, kamionat kosovarë s’mund të kalojnë fare në Serbi

(I plotësuar) –

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovës.

Në mes të tjerash, Rama ka vazhduar ta komentojë edhe taksën doganore të Kosovës ndaj Serbisë, të cilën e ka mbështetur.

Sipas Ramës, Kosova bëri gjënë e duhur, teksa tha se taksa është reagim politik i Kosovës, transmeton IndeksOnline.

”Kosova bëri gjënë e duhur. Bashkimi Evropian është në krizë, nuk e mbanë fare fjalën”.

”Mendoj se për fat të keq kanë rastisur nevojat e Kosovës me krizën e BE-së”.

”Taksa shërben si reagim politik për të treguar një problem të thellë – ky është se Serbia nuk i respekton marrëveshjet e tregut të lirë”.

”Kamionat e Kosovës s’mund të kalojnë fare në Serbi. Serbia dhe Bosnja, vazhdimisht, e shkelin CEFTA-n”.

”Pastaj, Serbia lobon kundër Kosovës në Unesco si dhe në Interpol”.

”Përndryshe, në Kosovë respektohen minoritetet, si dhe në Parlament deputetët kosovar – pra taksa tregon këtë problem të thellë, të cilin Serbia po e shkakton”, tha Rama në ”Zona B”.

….

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar vendimin e qeverisë “Haradinaj”, për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Kosova ka vendosur një tarifë për mallrat që vijnë nga Serbia, ku është e pamundur të pranohet një diskutim racional, por duhet parë rrënjët e këtij vendimi. Ky nuk është vendim ekonomik, nuk është vendim që buron nga një vendim për të shpallur luftë tregtare, e as gjykimi të gabuar, shprehet me notat me ekstrem.”, ka thënë Rama në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, tarifa e vendosur është reagim ekstrem në kushteje paqeje, pas një periudhe të gjatë dhe të vazhduëahmë, qasjesh, dhe thikash pas shpinash në një process dialogu, që Serbia nuk ka dhënë asgjë.

Rama konsideron se shkelësit e mëdhenjë tash e sa vite janë vetë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Unë mendoj që ky është një moment që ne duhet të bëjmë gjithcka që ta shpjegojmë këtë gjë siç është. Nëse Kosova gjykohet pse po shkel marrëveshjen e CEFTA-së, shkelësit e përditshëm me muaj me vite janë Serbia dhe Bosnja në anën tjetër. Sot është dita për të ngritur zërin dhe për ta bërë shumë të qartë këtë gjë”, ka shtuar tutje ai.

Ai ka folur edhe për raportet e Shqipërisë me Serbinë.

“Kjo që bëri Serbia duhet parë si një qasje që lidhet me strategji. Në anën e tyre ata janë në të drejtën e tyre që të zgjedhin, ne kemi të drejtë të kërkojmë një qasje që nuk mund të jetë me e tillë. Unë e besojë Serbia është një partner strategjik për të ardhmenm dhe është në interesin tonë dhe në të Kosovës.”, ka thënë Rama.

Rama konsideron se Serbia ka ditur të luajë me BE-në, pavarësisht asaj që Kosova ka qenë dhe mbetet kusht për Serbinë, kjo pasi që kësaj të fundit në vazhdimësi i janë hapur rrugët.

Temat: