08:36 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / AR

Rama: S’ka fjalë për tragjedinë në Bullgari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Bullgari.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët.. Dhimbje”, ka shkruar ai.

Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka njoftoi se viktimat janë shqiptarë./Indeksonline/