11:51 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rama thotë se në mes të shtatorit, do të mbahet një tryezë midis Kosovës dhe Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka vizituar Shqipërinë ku u takua me homologun e tij, Edi Rama, shkruan IndeksOnline.

Në një konferencë shtypi, Rama ka bërë të ditur se me Hotin janë dakorduar që së shpejti të mbajnë një tryezë midid dy qeverive, në Tiranë.

Rama foli edhe njëherë për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të parit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ftoi faktorët politikë të jenë të njëzëshëm në këtë drejtim.

“U takuam 48 orë më parë në Prishtinë më Hotin, por sidoqoftë sot kemi mundësi të flasim në detaje lidhur me të gjitha aspektet e bashkëpunimit.

Do të vazhdojmë edhe pas kësaj konference të diskotojmë ndërkoë që jemi daskorduar që të përcaktojmë një afat të ri pë rmbajtjen e një tyreze në mes të dy qeverive. Në gjysëm e dytë të shtatorit shpresjmë se Covid-19 do të na lejoj ta mbajmë këtë tryezë për herë të parë midis nesh, nëse na mundëson Covidi-19, në Tiranë.

Unë u përpoqa të përcjell në Kuvendin e Shqipërisë edhe në Prishtinë, lidhur me situatën e krijuar nga shpallja publike e aktakuzës në adresë të Presidentit të Kosovës, duke thekësuar se ajo duhet të përbëj një motiv shumë të fortë nxitës për të gjithë faktorët politikë shqipfolës edhe në Kosovë e Shqipëri e kudo për të qenë të njëzëshëm në raport me drejtësinë që ajo të jetë e drejtë”, tha ai./IndeksOnline/