75 Mall Live Search
23:42 / E Diele, 29 Mars 2026 / F.R

Rama tregon se ka nisur mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, publikon video nga terreni

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka njoftuar se ekipet e Kryeqytetit kanë nisur punën për mbushjen e gropës së krijuar në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, pas problemeve të evidentuara në terren.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen në këtë zonë deri në stabilizimin e plotë të situatës, ndërsa për zhvillimet ka publikuar edhe një video në Facebook, ku shihen punimet që po zhvillohen nga ekipet përgjegjëse.

“Ekipet e Kryeqytetit kanë filluar mbushjen e gropës në rrugën “Don Shtjefen Kurti”. Lusim qytetarët që të evitojnë lëvizjen në këtë zonë deri në stabilizimin e plotë të situatës”, ka shkruar Rama.