14:51 / E Hënë, 11 Prill 2022 / LB

Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryetaren e Bashkisë së Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, e cila është vizita e parë pas zgjedhjes së Kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz.

Sipas një njoftimi, kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron po zhvillojnë gjatë ditës së sotme një sërë takimesh të rëndësishme, si dhe vizita në mjediset e disa prej kompanive të mirënjohura në Evropë.

“Kryeministri Edi Rama u takua me kryetaren e Bashkisë së Berlinit Franziska Giffey, në zyrën e saj në Bashki, në godinën më shumë se 100 vjeçare, pjesë e Gjermanisë Lindore, ku ka qenë edhe vendndodhja e bashkisë së mëparshme të Berlinit lindor. Në nisje të takimit, lryeministri vizitoi sallën e armëve, ku u ftua të nënshkruajë Librin e Artë të qytetit të Berlinit”, thuhet në njoftim.