08:29 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ramadani: Gjuriqi i rikthehet gjuhës së Millosheviqit

Njohësi i cështjeve të sigurisë, njëherit Drejtor i SPRC ka reaguar pas deklaratave të Gjuriqit në Mitrovivë, se do të luftojnë për Kosovën.

Ramdani ka thënë se Gjuriq po i rikthehet gjuhës së Millosheviqit.

Ai ka thënë se deklarata e Gjuriqit është dëshmi  se kapitullimi i kësaj logjike në Serbi duhet të ndodh, shkruan Indeksonline.

“Marko Gjuriq i rikthehet gjuhës së Millosheviqit. Një indikacion i qartë për çmendurinë politike, që ishte shpartalluar në luftë, në vitet 1998-1999.

Deklarata e Gjuriqit është një dëshmi se kapitullimi i kësaj logjike në Serbi duhet të ndodh! Qartë, vetëm shpartallimi nuk po duket të ketë qenë i mjaftueshëm!” ka thënë Ramadani./Indeksonline/