75 Mall Live Search
11:16 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Ramadani i bën thirrje publike ambasadorit britanik që ai ta vazhdojë gjykimin për rastin Kiçina

Ish i dënuari në rastin Kiçina, Burim Ramadani, në emisionin Pa rrotlla i bën thirrje publikisht ambasadorit britanik, Ruairi O’Connell, që ai ta hapë dhe ta vazhdojë gjykimin e tyre në rastin Kiçina, pas një deklarate në të cilën ambasadori kishte thënë se nuk ka drejtësi në Kosovë pasi lirohen vrasësit e grave dhe fëmijëve, duke aluduar me lirimin e të përfshirëve në rastin Kiçina.

Ramadani, si reagim ndaj deklaratës së ambasadorit po ashtu vë bast se nëse ai dhe ish të dënuarit e tjerë dalin fajtorë, ai është në gjendje që të nënshkruajë dënim njëqindvjeçar për veten dhe për familjen e tij.