18:21 / E Diele, 16 Maj 2021 / C E

Ramadani ua dedikon “Plisave” titullin kampion

Prishtina edhe zyrtarisht është shpallur kampione e Kosovës në futboll.

Bardhekaltërit u kurorëzuan me titullin kampoon një xhiro para fundit, pasi ka fituar sot në Gjilan ndaj skuadrës së Ismet Munishit me rezultatin 1-2.

Kryetrajneri, Zekrija Ramadani, pas ndeshjes është shprehur i lumtur me fitoren dhe titullin e fituar i’a ka dedikuar tifo-grupit “Plisat”.

“Çdo titull ka shijen e vet por mungesa prej tetë vitesh e bënë këtë titull edhe më të veçantë. Ky titull i ka munguar shumë vite ekipit tonë dhe më së shumti i kemi gëzuar qytetarët e Prishtinës dhe Plisat. Këtë titull ia dedikojmë “Plisave” të cilët na kanë qëndruar afër gjithmonë.

Për të ardhur deri te kjo ndeshje kemi kaluar shumë sfida momenti kyç pas humbjes ndaj Drenicës ku morëm mbështetje maksimale pasi ishte vështirë pasi krijuam rezultate negative dhe shumë stres mirëpo besimi i tyre u shpërblye me titull kampion”, deklaroi Ramadani.

Prishtina edhe zyrtarisht ka fituar titullin pasi tani ka 78 pikë, pesë më shumë se FC Drita që ndodhet në vendin e dytë në tabelë.