18:36 / E Martë, 25 Shkurt 2020

Rama:Do ta kalojmë këtë flamë, jini të sigurt!

Nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, shmnangni telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin dhe nëse do na duhet të përballemi me epideminë në vijim, jini të sigurtë se do ta kalojmë këtë flamë.

Këto janë mesazhet kryesore të  kryeministrit Edi Rama përmesd një statusi në facebook që e ndan me qytetarët, ndërsa se si do të kalohet një ‘flamë’ e tillë në rast se vjen, ai nuk tregon asnjë masë por vetëm këshilla.

Nuk ka vend për panik! Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga organizata botërore e shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun. Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurtë se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Sëbashku”, shkruan Rama