12:59 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ramiz Lladrovci bashkë me përfaqësuesen e Kosovës shkon në Azerbejxhan

Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar mëngjesin e sotëm për në Azerbejxhan.

Kosova do të luajë ndeshjen futbollistike me Azerberjxhanin nesër në ora 18:00.

Ndeshja do të zhvillohet në Baku përderisa bashkë me lojtarët sot ka udhëtuar edhe një kryetarë komune, raporton Indeksonline.

Është pikërisht i pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka udhëtuar në Baku në mënyrë që të të përkrahë përfaqësuesen kosovare.

Lladrovci njihet si fans i madh i futbollit, duke përcjellë ndeshje të mëdha nga stadiume të ndryshme./Indeksonline/