Ramos, gjyqtari i finales së US Open, reagon pas incidentit me Williams
Carlos Ramos, gjyqtari i finales së US Open në konkurrencën e femrave, e ka thyer heshtjen pas incidentit të fundit.
Në këtë finale, Serena Williams sfidoi Naomi Osakan, por tani amerikanja u gjobitë me 13 mijë funte për thyrjen e rregullave pasi abuzoi verbalisht gjyqtarin, Ramos.
36-vjeçarja e akuzonte Ramos për seksizëm, dhe shumë figura të njohura të këtij sporti janë kyçur në këtë debat, transmeton IndeksOnline.
Ramos ka qëndruar i distancuar pas këtij incidenti, por ka pohuar se ishte një ”situatë delikate” dje.
Duke folur për mediumin portugez, Tribuna Expresso, ai tha: ”Mos u shqetësoni për mua, unë do të bëhem mirë”./IndeksOnline/