17:35 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ramos justifikohet pasi ”nënçmoi” rëndë të riun e Real Madridit

Sergio Ramos ka kërkuar falje pas incidentit të krijuar nga ai ndaj të riut të Real Madridit, Sergio Reguilon në seancën e sotme stërvitore.

Në rrjetet sociale, sot kanë qarkulluar pamjet kur Ramos goditi 21-vjeçarin me top, arsyet e së cilës ende nuk dihen.

Shumë prej tifozëve e përshkruan këtë moment si të ”çuditshëm” dhe ”zhgënjyes”, transmeton IndeksOnline.

Tani, kapiteni i ”Los Blancos” ka reaguar në Twitter pas incidentit, duke thënë se sjelljet e tij ishin të paqëllimta.

”Edhe pse nuk duket kështu, këto situata janë të zakonshme, por ky s’është arsyetim, sjelljet e mia nuk duhej të ishin kështu”.

”Ne gjithnjë vazhdojmë së bashku dhe e drejtojmë skuadrën drejt fitores”, shkroi Ramos.

Reguilon gjithashtu ka lansuar një përgjigjje, duke mbrojtur bashkëlojtarin e tij.

”Gjithnjë me skuadrën time dhe me kapitenin tim, për fitore nesër”./IndeksOnline/