18:31 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj deklarohet pas marrjes së vizës nga ShBA-ja

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ditën e sotme ka marrë vizën për të udhëtuar në Amerikë në Lutjet e Mëngjesit.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe vetë kryeministri Haradinaj.

Ai tha se edhe pse është kryeministër ka respektuar rregullat për marrjen e vizës.

Haradinaj po ashtu ka thënë se me Amerikën gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të mira, e ato vetëm sa do të thellohen.

“Edhe pse jam kryeministër e respektoj agjendën shtetërore dhe obligimet që i kam në qeverisje, obligimet që dalin kuptohet kemi marrëdhënie të mira me Amerikën, ato do t’i thellojmë më shumë, sepse ka pas shumë spekulime në media për këto tema. Nuk është në rregull me spekulu se pastaj kur e mora vizën nuk mbeti kush pa më uru”, tha Haradinaj.

Haradinaj nuk dha shumë detaje rreth shkuarjes në Amerikë, por tregoi se do të ketë agjendë shtetërore.

“S’po jap shumë detaje për agjendë por do të jem atje për Lutje të Mëngjesit dhe kam agjendë shtetërore”, përfundoi Haradinaj./Indeksonline/