16:08 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj i bënë bashkë të gjithë në Istog (Foto)

Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështetjen e fundit koalicionit në Istog që është në përkrahje të Gani Dreshajt.

Kryeministri është takuar me përfaqësuesit e të gjitha partive politike që përkrahin Dreshajn në zgjedhjet e të dielës, shkruan Indeksonline.

Me Haradinajn e Dreshajn janë parë bashkë edhe Agron Avdiaj i Vetëvendosjes, Beqir Sadikaj i PDK-së dhe zyrtarë të lartë të të gjitha partive.

Haradinaj para të pranishmëve ka thënë se beson fuqishëm në këtë koalicion dhe se të hënën do të vjen për ti vizituar në zyret e komunës që do qeveriset nga Dreshaj./Indeksonline/