15:35 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj ka disa fjalë për Sokol Dobrunën

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, ka thënë se s’duhet të merren si tragjike ftesat e Gjykatës Speciale për ish-komandantët e UÇK-së.

Haradinaj ka folur disa fjalë edhe për ish-kryetarin e Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, i cili edhe zyrtarisht është ftuar për intervistim nga GjykataSpeciale.

E njo zotrin Doburna si i burgosur politik. Një burrë që familja e vet ka dhënë për atdhe. S’jam pajtu medo qëndrime të tija që i ka dhënë në publik.

Ndryshe, 79-vjeçari Sokol Dobrunaështë jurist me profesion, ndërsa gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999 ka shërbyer si kryetar i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës, ai kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin, ish-ministrin dheaktualisht deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin ish-kryetarin e Suharekës. Mirëpo i njëjti ligj që e ka dënuar, ligji i ekzekutimeve penale i cili është në arkiv e kaliruar,unë jo por ligji”, kishte deklaruar Dobruna në një emision televiziv. /Indeksonline/