10:03 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj me urim në ditëlindjen e 40-të të Dautit (Foto)

Në 40 vjetorin e lindjes së deputetit të AAK-së, Daut Haradinajt nuk ka munguar as urimi i kryeministrit për të vallain, shkruan Indeksonline.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në orët e para të mëngjesit të sotëm ka uruar Dautin për ditëlindje.
Ramushi ka postuar një fotografi në llogarinë e tij Instagram ku shihet bashkë me Dautin, ndërsa ka shkruar: Urime ditëlindja, Daut. Paç jetë të gjatë!

Urime të shumta në rrjete sociale Dauti ka marrë edhe nga qytetarë e miq. Edhe daja i tij, ish-deputeti Lahi Brahimaj përmes disa fotografive ka uruar atë në 40 vjetorin e lindjes.

“Shum i nderuari Gjeneral urime datelindjen, paq jetën e gjatë dhe me shëndet të plot,dhe të lumtur. Ashtu siq ishim krenar me Ju në luftë, edhe sot ne paqe. Urime nipi im”./Indeksonline/