21:12 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj nis vizitat me Haxhi Shalën nëpër fshatrat e Kosovës

​Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në fshatin Marmull të Gjakovës, bashkë me deputetin Haxhi Shala, Pal Lekaj dhe kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi.

Haradinaj tha se pritja e ngrohtë fisnik nga banorët, zotimi i tyre që rrugëtimin politik ta vazhdojnë me Aleancën, motivon edhe më shumë angazhimin e tyre për të mirën e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Me kolegët Haxhi Shala, Pal Lekaj e Smajl Latifi, në vizitë në Marmull të Gjakovës. Pritja e ngrohtë e fisnike nga banorët dhe udhëheqësit e fshatit, zotimi i tyre që rrugëtimin politik ta vazhdojnë me Aleancën, motivon edhe më shumë angazhimin tonë për të mirën e qytetarëve të vendit.

Falënderoj Gasprin e Zefin për mbështetjen, e Gazmendit i urojmë punë të mbarë në udhëheqjen e aleancistëve atje. Mbështetja ime dhe e AAK-së për secilën lagje, fshat e qytet të Kosovës nuk do të mungojë asnjëherë.

RH