14:52 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj përkrah Abrashin dhe LDK-në për hir të Familjes Rugova

Kryeministri Ramush Haradinaj ndjehet “borxhli” ndaj Familjes Rugova dhe e thotë hapur se mbështetja në këto zgjedhje lokale për Abrashin dhe LDK-në, ka ndodhë për hir të Presidentit Ibrahim Rugova dhe familjes së tij, Ukës e Teutës.

“Në rastin e Prishtinës, unë kam përkrah LDK-në dhe Arban Abrashin” ka thënë Haradinaj në një intervistë televizive.

“Jam ndje i obliguar para sjelljes së mirë të Familjes Rugova ndaj meje në këto momente të fundit kur isha në proces. Falë përkrahjes dhe sjelljes së mirë që kishte dhe nëna, djemtë, në këtë rast, Uka si dhe Teuta, unë kam menduar se është përgjegjësi e imja që t’i japë përkrahje LDK-së – ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Për formimin e qeverisë aktuale Kryeministri Ramush Haradinaj kishte pas mbështetjen e deputetes dhe vajzës së Presidentit Rugova, Teuta Rugova.