21:28 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj reagon për katër të lënduar në New York

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur pas sulmit terrorist që ka ndodhur sot në New York, ku kanë mbetur të plagosur së paku katër persona.

“I tronditur me shpërthimin në New York dhe lëndimin e disa qytetarëve të atjeshëm. Aktet e këtilla terroriste na rikujtojnë tërë kohën përgjegjësinë që ne të gjithë kemi për paqen, demokracinë dhe sigurinë.

Kosova i qëndron pranë SHBA-së dhe popullit amerikan përballë të keqes globale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.