14:49 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj “selam” kundërshtarëve: Do e çoj mandatin deri në fund

Qeveria e Kosovës ka marrë edhe disa vendime në mbledhjen e sotme. Por, pas mbledhjen, kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk do të ndalet me punë dhe se është i bindur se mandatin e tij do ta çoj deri në fund.

“Kuvendi vendos kur me e rrëzu Qeverinë. Por, unë kam vendosë me punu. Po më duket që mandatin tim si kryeministër do ta çoj deri në fund” ka thënë Haradinaj pas mbledhjes.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Ekonomik Social, i cili ndërlidhë ekonominë me trendet shoqërore.

Po sot, është themeluar Komisioni ndërinstitucional për trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm, si mbështetje mekanizmave të sigurisë./Indeksonline/